Shoku i ngushtë vdiq në Spanjë, Cllevio reagon i trishtuar dhe poston momentet më të bukura me Klajdi Mancakun
Klajdi Mancaku humbi jetën pasi ra nga kati i 10-të i një ndërtesë në Spanjë. 26-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht, ndërkohë deri më tani nuk ka shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Klajdi, njihej nga të gjithë përdoruesit e rrjetit social “TikTok”. Ai kishte një miqësi të ngushtë me personazhin e njohur të këtij rrjeti social, Klevio Ahmetaj i njohur si “Cllevio Serbiano”.
Ky i fundit ka reaguar për humbjen e mikut të tij. Në rrjetet e tij sociale Cllevio i trishtuar nga vdekja e shokut të tij të ngushtë ka postuar disa momente të kaluara me të riun.
“Rinia na braktisi. Kujtimet i kam mbajtur”, shkruan Cllevio teksa çdo postim e ka shoqëruar me fytyra të mërzitura.
Klajdi Mancaku humbi jetën këtë të mërkurë në Spanjë. 26-vjeçari ndërroi jetë pasi ra nga kati i 10-të i një ndërtesë.
Ai ka qenë një personazh i njohur në rrjetin social “TikTok”, por dhe për drejtësinë shqiptare. Ai ka qenë i përfshirë në një konflikt më prill të 2023-shit. Pas një sherri Mancaku qëlloi me armë dy të rinj duke i lënë të plagosur. Pas kësaj ngjarje 26-vjeçari u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit dhe për më shumë se një vit ishte në arrati.
Sherri mes të rinjve kishte nisur në TikTok, ku më pas Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin, e më pas kanë vendosur që të takohen për t’u sqaruar. Vrioni kishte marrë me vete kushëririn e tij, Jurgen Vrionin dhe shokun e tij, Arbër Haxhiun. Sapo i ka parë, Mancaku ka qëlluar ndaj tyre, duke plagosur 2 nga 3 të rinjtë.