Gjendja shëndetësore e Luis Meçes 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti fizik ndërmjet moshatarësh pranë shkollës 9 vjeçare Fan Noli ndodhet e jashtë rrezikut për jetën.
I shtruar në katin e tretë në spitalin e Traumës, Luisi po i nënshtrohet terapisë së mjekëve. Sipas tyre 14 vjeçari ka marrë një plagë të thelle në gjoks dhe ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.
Mjekët pohojnë se gjendja shëndetësore momentalisht është e stabilizuar dhe në një moment te dyte do te diskutohet nëse do te kryhet ose jo nje ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa në lidhje me 14 vjeçarin Martin Cani i cili fatkeqësisht humbi jetën, mjeket thonë se ka mbërritur rreth orës 13.27 te se hënës me plagë në pjesën e majte të hemitoraksit dhe dëmtim te muskulit të zemrës dhe të mushkërive.