Shoferja e dehur në timon përplas një automjet në Tiranë/ 5 të plagosur, 3 prej tyre fëmijë
- 24 January, 2024
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku nga përplasja e dy makina kanë mbetur të plagosur 5 persona, 3 prej tyre janë fëmijë të mitur.
Policia bën me dije se një 37-vjeçare në gjendje të dehur përplasi makinën me drejtues shtetasin me iniciale F.B., 37 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ