Shoferi i “Pronatyra” përplas 3 të mitur me makinë në qendër të kryeqytetit!
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përplasur dy monopatina me të cilat lëviznin tre të mitur.
Sipas informacionit paraprak nga Policia, mjeti drejtohej nga një 41 vjeçar i cili është identifikuar si shofer i firmës “Pronatyra”, një kompani private që operon në Tiranë me administrator shtetasin Jonald Agolli.
Si pasojë e përplasjes, tre të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa bëhet me dije se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Një grup i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.