Shmangu përplasjen automobilistike, përmbyset kamionçina në Bulgarec

Përmbyset kamionçina në rrugën nacionale Korçë – Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Bulgarec.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person në anë të rrugës në momentin kur drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë një aksident automobilistik.

Një mjet tjetër i ka prerë rrugën e ka përfunduar në anë të autostradës. Sipas raportimeve të para, dëmet janē vetëm materiale.