Shmanget tragjedia në Shkozë, zjarrëfikësit heronj evaukojnë me shpejtësi banorët e banesave sociale

Momente paniku janë përjetuar në Shkozë, pasi një apartament në banesat sociale u përfshi nga flakët.

Reagimi i shpejtë i forcave zjarrëfikëse, shmangu tragjedinë, duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë, teksa dyshohet se shkak është një shkëndijë elektrike.

30 forca zjarrëfikës nga 3 stacione u angazhuan në këtë operacion, duke evakuuar nga baneset banorët për shkak se rrezikonin asfiksinë.

Nga zjarri nuk ka të dëmtuar sakaq pritet që pas hetimeve të zbulohet edhe shkaku i rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe sëbashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.