Shmanget një tragjedi në Qipro! Kapet iraniani që po përgatiste sulm ndaj izraelitëve në aeroport
Një ngjarje me rrezik të lartë është neutralizuar në Qipro, ku policia ka arrestuar një person të dyshuar si anëtar i Gardës Revolucionare Iraniane. Sipas autoriteteve, i ndaluari akuzohet për terrorizëm dhe spiunazh, ndërsa planifikonte një sulm të menjëhershëm në ishull, pikërisht në momentin kur mijëra izraelitë ndodheshin atje në pritje për t’u riatdhesuar.
Sipas burimeve nga policia lokale, arrestimi u realizua pas një informacioni shumë konfidencial dhe të besueshëm që dyshohet se erdhi nga shërbimi sekret izraelit, Mossad.
I arrestuari ishte vendosur në një apartament brenda bazave ushtarake britanike në Qipro. Ai ishte parë duke lëvizur në zonë me një aparat fotografik profesional, një lente zmadhimi dhe në posedim të tre telefonave celularë, duke ngritur dyshime për aktivitetin e tij.