Të hënën e 22 janarit, Shkupi do të jetë mikpritësi i liderëve të rajonit në një forum kushtuar planit të rritjes së ballkanit perëndimor të miratuar nga komisioni evropian.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski të mirëpres homologët e tij nga Shqipëria dhe Kosova, kryeministrat Rama dhe Kurti si edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në këtë takim do të jetë Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë si edhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.
Të ftuar janë edhe përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor , USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare