Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Lezhë, dyshohet se ….
Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së ditës së sotme në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor në bashkëpunim me specialistët e shërbimit zjarrfikës, po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta.
Banesa është në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga ambientet e shtëpisë dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Zjarri ka shkrumbuar plotësisht banesën, duke dëmtuar rëndë mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe gjithçka ndodhej brenda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, nuk ka qenë e mundur të shmanget djegia e plotë e banesës.