Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga ndërhyrja e banorëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një restorant në fshatin turistik të Thethit gjatë mesnatës së kaluar.

Burime bëjnë me dije se zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale pasi restoranti është shkrumbuar plotësisht.

Ndërsa bëhet me dije se fillimisht kanë qenë banorët e zonës që kanë asistuar për shuarjen e flakëve, pasi zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.