Video/ Shkrumbohet nga flakët makina në ecje në aksin Elbasan–Tiranë, detajet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët në lëvizje në aksin Elbasan-tyneli j Krrabës Tiranë.
Mësohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në pjesën e përparme të makinës më pas është djegur plotësisht.

Shoferi ka dalë menjëherë nga makina dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëse dhe patrullat e policisë.