Shkrumbohet nga flakët kamioni në autostradën Vlorë-Fier, detajet e para
Një rimorkio kamioni ka marrë flakë para pak çastesh përgjatë autostradës Vlorë- Fier në afërsi të fshatit Panaja.
Drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë, menjëherë ka ndal kamionin dhe ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak te depozitës së karburantit.
Ardhja e zjarrëfikësve të Vlorës ka mundur te shuajë zjarrin në gomat e rimorkios së kamionit duke eleminuar përhapjen e zjarrit në të gjithë rimorkion, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tej nxehjes së ferrotave ( frenave) te rimorkios.