Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Kuqan të qytetit të Elbasanit. Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. K., 60 vjeç. Si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në oxhakun e banesës, i cili ka qenë i ndezur.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.