Një autobus në lëvizje ka marrë flakë në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, në afërsi të fshatit Dopaj, rreth orës 13:30 të kësaj të enjteje.Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e pasme.
Si pasojë e zjarri ka patur vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor ndodhe në vendngjarje dhe punon për dokumentimin e provave ligjore për shkakun e rënies së zjarrit.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje, me drejtues shtetasin F. K.. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.