Shkrumbohet nga flakët banesa në Korçë, lëndohet i moshuari
Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen nr.4 në Korçë, ku për pasojë ka marrë djegie trupore një 89-vjeçar.
Policia përmes një njoftimi bën me dije se 89-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Në banesë ishte edhe një 47-vjeçare, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 4, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. Zh., rreth 89 vjeç, i cili për pasojë ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.