FOTO/ Shkrumbohet nga zjarri apartamenti i Françeska Muratit

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më elitare të kryeqytetit. Apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në kompleksin rezidencial vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.

Banesa, me një vlerë rreth 500 mijë euro, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se së fundmi Françeska është parë duke postuar foto dhe video nga një resort luksoz në Dhërmi, duke konfirmuar se nuk ndodhej në apartament në momentin e ngjarjes.

Hetimet janë në vijim dhe pritet të zbardhen rrethanat e plota të incidentit.