Shkrumbohen dy makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, rreth orës 01:45.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ku si pasojë e zjarrit është djegur një automjet tip Benz me targa AA 017 RO, në pronësi të një femre, si dhe një automjet tip Opel me targa AB 314 TA, i cili ndodhej i parkuar pranë tij.

Sipas informacioneve, zjarri është vendosur fillimisht në automjetin tip Benz, ndërsa mjeti tjetër është përfshirë nga flakët për shkak të afërsisë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)