Shkruan historinë olimpike, Valiev dhe Dudaev priten në Tiranë me tapet të kuq e lule! Dy mundësit: Synojmë medalje të artë, Shqipërinë e kemi në zemër

Delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka mbërritur në Tiranë. Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, sportistët medalistë Islam Dualev dhe CherValieven , si dhe trajnerët e tyre përkatës kanë zbritur nga avioni të buzëqeshur. Ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një ceremoni të dedikuar, tapet të kuq dhe lule. Në dalje të aeroportit, qindra tifozë ishin prezent për të pritur dy kampionët kuqezi. Në fjalën e tyre, dy sportistët e bënë të qartë se kërkojnë medalje të arta për vendin tonë.

Dy sportistët kuqezi, Valiev dhe Dudaev thanë se vitet e ardhshme synojnë t’i sjellin Shqipërisë medalje të arta. 

“Faleminderit Shqipërisë, e kam në zemër”, tha Valiev, që shtoi entuziazmin te tifozët.

Kujtojmë se për herë të parë Shqipëria siguroi dy medaljet e para Olimpike, ato të bronzta në mundje me Valiev dhe Dudaev. Pas 52 vitesh nga pjesëmarrja e parë në Olimpiadë (Munich 1972), Shqipëria siguron medalje në ngjarjen e madhe sportive botërore.