Shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi! Dhunohet i riu në Lundër, autori nxjerr armën dhe … (EMRI)
Detaje të reja nga sherri masiv në Lundër.
Dhuna është ushtruar ndaj një personi rreth 19-vjeç, i identifikuar si Kristi Fufi.
Pasi kanë ardhur disa persona me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi i makinës së tyre, ata kanë sulmuar personin në fjalë.
Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar, derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë, por nuk ka qëlluar me armë zjarri.
Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta.
Njoftimi:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.