Shkon në 40 vota diferenca mes Jorgo Goros dhe Fredi Belerit
Fillojnë të numërohen kutit e fundit në Himarë. Vunoi, Kudhësi dhe lagja 1 maji Himarë. Ka mbetur veç një kuti pa u numëruar e cila ende nuk ka nisur provesi për numërim të saj.
Kutia e një prej qëndrave të votimit në Dhërmi nuk ka përputhje votash mes të dhënave të kutisë dhe asaj çfarë shkruhet në procesverbal.
Në procesverbal janë 3 vota më tepër se në kuti për këtë arsye numërimi i saj po vijon.
Sakaq, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri ka marrë 2230 vota ose 50.7% ndërsa kujtojmë se ky i fundit pret rezultatin nga qelia pasi u arrestua nën akuzën e shit-blerjes së votës.
Por shifrat tregojnë për një avantazh me 40 vota nga kandidati Jorgo Goro, i cili thuhet se ka siguruar 3353 vota, ndërsa Beleri 3313.