Me marrjen e detyrës si Ministër i Brendshëm, sfidat për Taulant Ballën duket se nuk kanë të ndalur.
Dy ditë më parë, teksa viti i ri shkollor është në prag, ministri zhvilloi vizita në shkolla, duke vënë theksin tek rendi dhe siguria në to.
Vitet e fundit, mijëra prindër kanë humbur plotësisht besimin tek shkollat shtetërore. Duke zgjedhur kështu shkolla private, si vendin e përshtatshëm ku të vegjlit e tyre mund të edukohen më mirë.
Shkak, padiskutim, janë bërë kushtet jo të duhura të sigurisë.
Në institucionet arsimore publike, 10-vjeçari i fundit ka qenë pa frikë, një nga më të vështirët.
Roli dhe reputacioni i mësuesit ka rënë. Tashmë shkollave nuk ju mjafton thjesht një mësues kujdestar apo një psikolog. Në ambjentet e tyre duhet të jetë patjetër i vendosur një roje, i kompanisë shtetërore të sigurise “Ilirian Guard”, dhe një punonjë policie.
Dikur roje shkolle mund të ishte kushdo. Mirëpo me kalimin e viteve, këto roje të çfarëdoshëm u shndërruan në rrezik abuzimi me adoleshentët. Ashtu sikurse edhe shumë mësues të rinj, dalë nga portalet, u shnëdrruan në kërcënim serioz, sidomos për nxënësit vajza.
Janë me dhjetra raste pedofilie të bëra publike në ambjente shkollore, e për fat të keq, janë me qindra të tjerë që nuk raportohen.
Dhjetëra vajza të reja kanë rënë pre e abuzimeve të figurës më të vyer, mësuesit. Atij që presupozohet të japë dije.
Ikja në masë e rinisë, abuzimet me kriteret e përzgjedhjes, listat e partisë të dërguara nëpër zyra arsimore, janë shkaqet kryesore që e kanë shndërruar institucionin më të vyer në një arenë droge, seksi e bullizmi.
Sot që flasim, nëpër shkollat e kryeqytetit, në xhepat dhe çantat e nxënësve gjen thika, gjen lëndë narkotike, gjen video shantazhuese me njëri-tjetrin.
Mësuesit ndihen të pafuqishëm përballë këtij brezi që po rritet vrullshëm, për fat të keq, me metodat më brutale.
Tirana mban vendin e parë për rastet e dhunës, bullizmit dhe konsumimit e shitjes së lëndëve narkotike nga grupmosha e mitur apo pa përgjegjësi penale.
Janë më shumë se 15 shkolla që bartin nxënës problematikë, të shoqëruar e proceduar penalisht. Në krye të tyre qëndron shkolla e Mesme Profesionale “Karl Gega”, e pasuar më tej me 14 shkolla të tjera.
Nga ana tjetër janë me dhjetëra të shoqëruar të mitur, për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
DVP Fier
Për periudhën 2022-2023, janë shoqëruar 11 shtetas të mitur të moshës 15 vjeç, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Nga këta, 8 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Njëri prej tyre, është proceduar në gjendje të lirë 3 herë për të njëjtën vepër (prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike), dhe sapo ka mbushur moshën 18 vjeç, është arrestuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë vitit 2022 në territorin e DVP Durrës, për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikëve”, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas:
📍Të grupmoshës deri 14 vjeç 1 shtetas
📍Të grupmoshës 15-17 vjeç 8 shtetas.
Gjatë periudhës Janar-Gusht 2023, për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikëve”, janë proceduar në gjendje të lirë- 9 shtetas.
📍Të grupmoshës 15-17 vjeç 9 shtetas.
Nuk ka shtetas të ndaluar apo arrestuar.
Gjatë vitit 2022 në territorin e DVP Elbasan, për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikëve”, 86 raste, zbukuar 85 me 120 autore nga te cilet arrestuar 46, ndaluar 1, gj.lire 66 dhe kerkim 7
📍Të grupmoshës deri 14 vjeç 2 shtetas
📍Të grupmoshës 15-17 vjeç 4 shtetas.
Tè grupmoshes 18-20 vjec 55 shhtetas dhe te grupmoshave te tjera 59 shtetas.
Gjatë periudhës Janar-Gusht 2023, për veprën penale “Prodhim e shitje narkotikëve”, janë evidentuar 62 raste zbuluar 62 me 126 autor. Nga keto arrestuar 18, ndaluar 46, gjendje te lire 52 dhe kerkim 10.
📍Të grupmoshës nen 14 nuk ka. Tè grupmoshes 15-17 vjeç 1 shtetas. Tè grupmoshes 18-19 jane 38 shtetas.
A do të jenë të mjaftueshme masat që po merr Ministria e Brendshme së bashku me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Arsimit, për ta zhbërë njëherë e mirë këtë fenomen, shkatërrues të të ardhmes?