Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj. Kërkon urdhër mbrojtje


Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.
Menjeherë pas kësaj përplasje fizike Princ Leka i është drejtuar komisariatit nr.1 në Tiranë duke bërë kallëzim kundër ish bashkëshortes së tij Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Mësohet se denoncimi është bërë për shkak të një konflikti dhe debati të ashpër mes Princ Lekws, Eli Zaharias dhe babait të

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje