Shkoi për të peshkuar në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, shoku i tij …

Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kashishtë. Ende nuk ka informacione në lidhje me të ndërsa kallëzimi u bë nga shoku Sh. S., 64 vjeç, i cili kishte humbur kontaktet me të, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit.