Shkoi për të kontrolluar sahatin, faturistja dhunohet nga pronari i lokalit (EMRI)

Rubena Hasa, 38 vjeçe, me detyrë faturiste e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë ka rënë pre e dhunës gjatë ditës së sotme në momentet që ka shkuar në një lokal në rrugën “Artan Lenja” për të kontrolluar sahatin e energjisë.

Ajo dyshohet se është sulmuar nga  një person i identifikuar si Spartak Cara, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Pavarësisht tentativave të saj për të treguar se kishte ardhur vetëm për të lexuar sahatin, Cara e ka goditur në të gjithë trupin.

Hasa u dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe mësohet se është e ndërgjegjshme, por bluzat e bardha po e mbajnë në kujdes të vazhdueshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe (punonjëse e OSHEE-s) e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.