Shkodra në shtetrrethim/ RENEA dhe policia në kërkim të autorëve të plagosjes
- 12 March, 2024
Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.
Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.
Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ