“Shkodra do të jetë frymëzim”, Meta prezanton kandidatin e koalicionit për Bashkinë e Shkodrës
- 6 April, 2023
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia.
Nga bastioni i demokratëve Meta shprehet optimist për fitoren në zgjedhjet e 14 majit.
“Sa herë që vij në Shkodër, aq më shumë besoj se më 14 Maj Ndryshimi do të jetë I jashtëzakonshëm.
Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shkodra ime. Bashkë Fitojmë!“- shkruan Meta.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ