Shkodër/ Vrau bashkëshorten në gjendje të dehur, arrestohet amerikani Brandon Saporito

Policia e Shkodrës ka arrestuar 57-vjeçarin amerikan Brandon Saporito, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më 2 maj në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas hetimeve paraprake, Saporito në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj gruas 54-vjeçare, duke e goditur me sende të forta dhe mjet prerës. Viktima ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi:

Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar dhe goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij, shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.