Një ndërhyrje e menjëhershme e Policisë në Shkodër ka parandaluar përshkallëzimin e dhunës në një familje, pas denoncimit të një gruaje se bashkëjetuesi i saj e dhunonte vazhdimisht dhe e kanoste për jetën, edhe në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 65 vjeç, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe kërcënime.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia zbuloi dhe sekuestroi një armë gjahu të mbajtur pa leje.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për hetime të mëtejshme. Policia mbetet e angazhuar për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo rast të dhunës në familje.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ