Shkodër/ Nis shembja e objekteve pa leje në zonën afër Urës së Bahçallëkut

IKMT nis aksion në hyrje të qytetit të Shkodrës. Policia bllokon zonën, pritet shembja e ndërtimeve pa leje.

Policia e Ndërtimit dhe Policia e Rendit kanë ndërmarrë sot (10 Shkurt) një aksion pranë brigjeve të lumit Drin, tek ‘Ura e Bahçallëkut’.

Forcat të shumta të rendit të mbêshtetura nga FNSH kanë bllokuar zonën, duke mos lejuar as mediat të afrohen ku po bëhet aksioni i prishjes.

Po ashtu nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e IKMT se sa objekte do prishen dhe nëse prishja ka të bëjë me investimin që pritet të nis për ndërtimin e rrugës nga ura e re e Bunës deri tek Harku i Bërdicës.