Shkodër/ Konflikti për vendparkim u përshkallëzua në dhunë, vetëdorëzohen në polici dy të rinj

Janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës dy të rinjtë, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masë sigurie për dy të rinjtë, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2024, në rrugën “Pogej” të Shkodrës, ku shtetasit S. T. dhe I. S. dyshohet se kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin V. B., pas një konflikti të nisur për shkak të vendparkimit të automjeteve.

NJOFTIMI I POLICISE: 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit S. T., 25 vjeç, dhe I. S., 24 vjeç, të cilët u vetëdorëzuan sot në ambientet e Policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar këtë masë sigurie për dy të rinjtë, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 3 qershor 2024, në rrugën “Pogej” të Shkodrës, ku shtetasit S. T. dhe I. S. dyshohet se kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta shtetasin V. B., pas një konflikti të nisur për shkak të vendparkimit të automjeteve.

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndjekjen ligjore të të dyshuarve.