Shkodër/ Arrestohet 44-vjeçari për armëmbajtje pa leje, sekuestruan pistoletë me fishekë

Operacioni policor i koduar “Square” ka përfunduar me sukses në Shkodër, ku një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje. I. M., banues në Laknas, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, pasi u konstatua se po qarkullonte në qytet me armë zjarri.

Pas lokalizimit të automjetit të tij në sheshin “Isa Boletini”, policia ka sekuestruar një pistoletë me një krehër me 14 fishekë. Pistoleta, e cila do të dërgohet për ekspertizë, u gjet gjatë kontrollit fizik të 44-vjeçarit, që u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky operacion erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për veprimtarinë e dyshuar të këtij shtetasi. Policia ka marrë masa për të rritur sigurinë dhe për të goditur aktivitete kriminale në zonë. Materialet procedurale janë kaluar për veprime të mëtejshme në Prokurori.