Shkodër/ Arrest me burg për Mario Pali dhe Zyber Zagradin si të përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Velipojë
Arrest me Burg ka caktuar Gjykata e Shkodrës për Mario Pali 29 vjeç dhe Zyber Zagradin 26 vjec të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dyfishtë pak ditë më parë ne Velipojë ku u ekzekutuan me armë zjarri Eldis Ishmi dhe Ardis Hoxha.Viktimat u qëlluan me arme zjarri nga vëllezërit Gezim e Edmir Frroku pas sherrit mes tyre në lokalin e këtyre të fundit.Vëllezërit Frroku vazhdojnë të jenë në arrati.
Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi. Po tre plumba ka marrë edhe Arsid Hoxha, dy në bark dhe një në gjoks. Autorët, pronarë të hotelit kanë qëlluar plot 6 herë me armë zjarri pistoletë.