Shkëmbimi i dytë mes Izraelit dhe Hamasit/ 200 të burgosur palestinez lënë burgjet izraelite
Pas lirimit të katër pengjeve nga Hamasi, Izraeli ka liruar 200 të burgosur palestinezë si pjesë e shkëmbimit të dytë mes palëve, sipas marrëveshjes së armëpushimit. Shërbimi i burgjeve izraelite ka konfirmuar se të burgosurit janë lënë të lirë nga disa objekte paraburgimi, si pjesë e këtij procesi të koordinuar.
Një zëdhënës i shërbimit të burgut tha se po punohej për lirimin e të burgosurve në përputhje me planin politik për kthimin e pengjeve, në bashkëpunim të plotë me agjencitë e sigurisë. Të burgosurit, të cilët ishin në burgu Ofer në West Bank, po transferoheshin në një vend tjetër, ndërsa ata nga burgu Ktzi’ot në Negev, u dërguan në vendkalimin Kerem Shalom në jug. Transferimi i të burgosurve u koordinua nga Kryqi i Kuq dhe u shoqërua nga forcat palestineze të sigurisë, ndërsa mjekët ishin të pranishëm për çdo ndihmë të mundshme.
Hamasi ka njoftuar se nga 200 të burgosurit që do të lirohen, 120 janë të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 80 të tjerë me dënime të shumëvjeçare.