Shkëmbi bie mbi banesë, bllokohet 25-vjeçari në Përmet! Masivi i gurëve i zë këmbët
- 22 January, 2024
PËRMET– Një shkëmb ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në një banesë në fshatin Çarçovë në Përmet.
Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ