Shkëlzen Berisha sulmon avokaten e re të babait: Pas avokat ‘bishës’
Shkëlzen Berisha, ka reaguar sërish pasi GJKKO caktoi si avokate mbrojtjëse për Sali Berishën Valentina Todoreskun, për shkak se dy avokatet e tjera Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, kanë refuzuar për të marrë përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në një reagim të tijin në Facebook, Shkëlzen Berisha ka ironizuar zgjedhjen e avokates së re, duke shpërndarë një postim të saj të bërë në rrjete sociale me statuset e Ramës.
Afera e ‘Partizanit’, Nard Ndoka: Berisha të mbrohet nga avokatët e vetë, unë marr pjesë vetëm në aksionet politike! Pozitive që SPAK po reagon
“Gjykatesja e Rames, godet serisht! Pas avokat “bishes” cakton per avokate te Berishes, patronazhisten e Rames!”, shkruan ai, a thua ia ka fajin shteti, që avokatët që paguhen nga vet Berisha, u larguan nga gjykata dhe e lanë atë pa përfaqësuar.