Shkelet armëpushimi, gjashtë të vrarë në sulmin izraelit në bazën e Hezbollahut
Një sulm i nisur sot nga ushtria izraelite në një bazë të organizatës së armatosur libaneze Hezbollah në Libanin lindor vrau gjashtë persona dhe plagosi dy të tjerë, raportojnë mediat libaneze.
Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve (NNA) tha se goditja u krye nga një “dron armiqësor në zonën e Saara, pranë qytetit të Jada, në shpatet e një vargmalesh në Libanin lindor dhe rezultoi në vdekjen e gjashtë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve”.
Ushtria izraelite (IDF) tha në një deklaratë më herët sot se avionët luftarakë izraelitë kryen atë që e përshkroi si “sulm mbi një bazë të inteligjencës së Hezbollahut në Luginën Bekaa në Liban”.
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila hyri në fuqi nëntorin e kaluar, është shtyrë deri më 18 shkurt, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Forcat izraelite, të cilat do të tërhiqeshin nga Libani jugor brenda 60 ditëve, në bazë të kësaj marrëveshjeje, mbeten aty, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.