Shkatërrohet banda shqiptare e grabitësve! 7 persona në pranga. Publikohen pamjet kur autorët shkulin bankomatin me kamion

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të grabitjes së bankomateve, duke vënë në pranga 7 persona.

Ky grup akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.

Sipas mediave spanjolle vlerësohet se shumë e grabitur kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro.

Hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Për të realizuar këtë grabitje, autorët kanë përdorur një kamion me vinç, duke e shkulur bankomatin dhe prej aty kanë vjedhur 45 mijë euro.

Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktike. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.

Garda Civile ka kryer kontrolle në provincat e Tarragona, Madrid, Murcia, Toledo dhe Alicante, ndërsa hetimet vazhdojnë.