Shkarkohet Dallëndyshe Bici, zbulohet pasuesi në krye të IKMT-së (EMRI)
Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me vendim qeverie.
Ai që do të zërë vendin e saj është Ajet Zyberi.
Zyberi ka qenë dhe më herët në krye të këtij Inspektorati. Në vitin 2022 Ajet Zyberi u dorëhoq nga posti i tij në IKMT për t’u emëruar në një detyrë tjetër.
Zyberi drejtoi operacionin e ri kombëtar të Task Forcës kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Dallëndyshe Bici ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri. Gjatë muajve Prill – Nëntor 2010 ka punuar si koordinatore e programeve Master dhe Doktoraturë në Universitetin Polis.
Në periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 znj.Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Deri më sot ajo ka drejtuar Agjencinë Shtetrore të Kadastrës.