Shiu nuk i ndal demokratët, qytetarët dalin në mosbindje civile, bllokojnë rrugët! Protesta e parë me prezencë edhe të Sali Berishës

Shiu nuk i ka ndalur demokratët, ata kanë dalë sot në protestën e radhës në formën e mosbindjes civile.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në rrugën e Elbasanit, ku edhe kanë bllokuar këtë aks rrugor.

Po ashtu protestuesit kanë bllokuar edhe disa akse të tjera në kryeqytet.

Ndërkohë raportohet se policia nuk ka marrë asnjë masë, por u ka bërë thirrje protestuesve që të hapin rrugën, pasi bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.

Kujtojmë që kjo është protesta e parë me prezencë edhe të Sali Berishës, pasi ai ka qenë nën masë sigurie arrest në shtëpi.