Shitet në ankand dërrasa e Titanikut që shpëtoi Rose dhe jo Jack


Dërrasa ikonë që u interpretua si një derë e anijes Titanik, është shitur nga ankand.

Vlera e saj maksimale arriti në 718,750 dollarë.

Për vite me radhë dërrasa është diskutuar e stërdiskutuar. Herë herë edhe është “gjykuar”” pse s`mund t`i mbante të dy për t`i shpëtuar, por mbajti vetëm Rose.

Fansat edhe sot nuk ia falin vdekjen e Jack, luajtu nga Leonardo DiCaprio. Diskutimet ishin aq të nxehta sa që pas 25 vitesh ndërhyri edhe regjisori i filmit, duke shpjeguar se Jack duhej të vdiste sepse Titaniku është si ‘Romeo dhe Zhuljeta’: një histori dashurie dhe sakrifice.