Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Price”, duke arrestuar një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua pas ndjekjes me metoda proaktive dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Gjatë aksionit, u sekuestruan 508 gramë kokainë dhe qindra doza kanabisi, me vlerë rreth 90,000 euro në treg. Po ashtu, u sekuestruan pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.
Në pranga u vunë E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht 4 shtetas të tjerë, blerës të lëndëve narkotike. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet u kaluan në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.