Shiste drogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një 33- vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi shiste lëndë narkotike në lokalet e natës në kryeqytet. Sipas policisë shtetasi me ineciale A.B., ishte shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”. Ndërkaq sipas bluve në kuadër të këtij megaoperacioni deri tani janë arrestuar 27 persona ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.
Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.
Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.