Shiste doza kokaine në kryeqytet, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë pasi dyshohet se posedonte dhe shiste lëndë narkotike. Sipas policisë, shtetasi J. SH., 28 vjeç sapo kishte parë uniformat blu kishte tentuar të shpërbënte një dozë të kokainës. Pas kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, u sekuestruan doza të lëndës narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në rrugën “Bakalli”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për kapjen e shtetasit J. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka shpërbërë një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen“, njofton policia.