Shisnin lëndë narkotike në zonat bregdetare, arrestohen dy të huaj në Dhërmi
Në një operacion të policisë në Dhërmi, janë arrestuar dy shtetas të huaj, një 30-vjeçar nga Malajzia dhe një 22-vjeçar nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët dyshohen se shisnin lëndë narkotike në zonat turistike bregdetare.
Gjatë kontrollit në banesën ku ishte akomoduar malajziani, u sekuestruan doza cannabis sativa dhe kokainë. Ndërkohë, shtetasit britanik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza kokainë dhe disa tableta ekstazi gjatë kontrollit fizik.
Policia dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë zhvilluan këtë operacion si pjesë të planit për goditjen e trafikimit të drogës në zonat turistike.