Shisnin lëndë narkotike në bashkëpunim me djalin, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Sipas uniformave blu mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D. M., banues në fshatin Peshtan Bregas.

Njoftimi i plotë:

DVP Fier

 

Vijon operacioni policor i koduar “Peshtani”, kapet 61-vjeçari i shpallur në kërkim.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe vunë në pranga shtetasin D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.

 

Ky shtetas u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.