Shisnin drogë në lokale nate në Shijak, arrestohet 20 vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Një 20-vjeçar ka përfunduar në pranga në Shijak dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar qindra doza të dyshuara lënde narkotike (kanabis sativa) në banesën e 26-vjeçarit, një pjesë prej të cilave ishte në formë boçeje dhe në përpunim për t’u ndarë në doza. Gjithashtu, janë sekuestruar lënda narkotike, një peshore elektronike, një automjet dhe disa celularë.
‘Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.’, njofton policia.