Shishe, gota e tavolina kokës! Dalin pamjet e sherrit brenda “Lollipop” në Palasë

Pamjet që po shikoni vijnë nga Palasa, aty ku ndodhi një sherr me masiv një natë më parë, në një nga klubet më të njohura, “Lollipop”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Atmosfera festive u kthye në kaos kur dy grupe djemsh u përfshinë në një sherr të dhunshëm. Sipas raportimeve në redaksinë e Replikë.al, konfliktit i paraprinë debatet dhe më pas përplasja fizike, ku janë përdorur sende të forta si gota dhe shishe. Dëshmitarët thonë se gjatë sherrit janë dëgjuar edhe të shtëna, çka ka shtuar panikun mes të pranishmëve.

Në momentin e ngjarjes, në skenë ishin të ftuar artistët Ylli Limani dhe grupi “Three Dots”. Muzika u ndërpre dhe turma nisi të largohej me nxitim nga frika, duke sjellë një situatë të rrezikshme ku shumë persona janë lënduar gjatë përpjekjes për të dalë nga ambientet e klubit.