“SHISH dhe Antiterrori merr në mbrojtje Rinasin”/ Mbërrin sonte Zelensky

Shërbimi informativ i shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e antiterrorit dhe Renea, prej mëngjësit të ditës së sotme kanë marrë në mbrojtje aeroportin e Rinasit. Mbrëmjen e kësaj të marte pritet të zbresë në tokën shqiptare presidenti i Ukrainës Zelensky. Për sigurinë  e tij do të asistojë edhe një grup elitar i ardhur nga shtetti i Ukrainës.

Që prej ditës së sotme datë 27 shkurt, dhe për datat 28 dhe 29 do të jenë të bllokuara disa nga rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, shkak janë samitet e njëpasnjëshme që do të zhvillohen në Shqipëri.