“Shifrat flasin qartë“, Balluku ftesë investitorëve të huaj: Ja pse duhet të vini në Shqipëri

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Belinda Balluku teksa mbajti fjalën e saj në punimet e Konventës Ndërkombëtare të Turizmit që po mbahet në Tiranë për tri ditë e vuri theksin tek investitorët e huaj.

Ajo tha se investitorët kanë kërkuar një sërë kushtesh, të cilat tashmë janë plotësuar falë punës së qeverisë shqiptare.

Është më mirë të dëgjojmë prej miqve dhe partnerëve tanë, sepse ata janë dëshmitarët e vërtetë të punës.  Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptarë ka ofruar prej vitit 2015. 

Në lidhje me investimet e huaja, ata duhet të vijnë në Shqipëri, sepse kjo qeveri ka punuar shumë për t’u ofruar duke u plotësuar disa prej kërkesve të tyre. Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë”, tha Balluku.

Ndryshimi ka mbërritur duke parë shifrat.  Volumi i investimeve të huaja në 2022, ka arritur në 1.3 mld  krahasuar më 2012, që ishin diku 800 mln.

Shifrat flasin qartë. Qeveria e Shqipërisë ka një vizion, që ta bëjë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm në rajon për turizmin, energjinë e rinovueshme, infrastrukturën ndërlidhëse dhe sektorë kritikë që kontribuojnë për ekonominë tonë”,-tha zv.kryeministrja Belinda Balluku.