Shifra rekord! Turistët zgjedhin Shqipërinë në muajin janar, rriten me 14.5%

Vendi ynë është shndërruar në një destinacion turistik në çdo muaj të vitit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pranoi se 560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit.

Kjo shifër ishte 14,5% më e lartë se viti i kaluar dhe gati 3 herë më shumë krahasuar më 4 vite më parë.

”Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione e Ballkanit në këtë industri”, u shpreh Kumbaro.